Një aksident ndodhi ditën e djeshme në qendër të Beratit, ku një mjet tip “Benz” humbi kontrollin dhe përfundoi brenda një dyqani.
Makina gjatë aksidenti plagosi 4 persona. Bëhet me dije se policia ka arrestuar shoferin Ergys Petro 26 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ergys Petro, pasi më datë 22.08.2021, në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dyqan elektroshtëpiakesh.
Pët pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.K., L.R., T.R., A.V., të katër banues në Arrëz, Memaliaj si dhe pasagjeri i cili ndodhej në mjet shtetasi R.S., banues në Berat. Shtetasi L.R., është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.