“E paska dhënë Zoti të kemi Edi Ramën në kohë krizash”, Ahmetaj: Nuk na besuan, por ja kemi dalë!

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj së bashku me kryeministrin Edi Rama pasditen e sotme ndodhen në Kamëz ku i kanë dhënë qytetarëve 112 çelsat e apartamenteve të rindërtuar pasi u dëmtuan nga tërmeti.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj me plot gojë ka thënë se qeveria ka arritur të përballë çdo sfidë që i ka dalë para, duke filluar nga tërmeti, pandemia dhe tani me menaxhimin e krizës ekonomike.

Ndër të tjera  Ahmetaj theksoi se për kryeministrin Rama dhe kabinetin e tij siguria dhe përkujdesja ndaj qytetarëve janë më të rëndësishmet, prandaj dhe bëjnë të pamundurën deri në zgjidhjen e krizës.

“Është kjo qeveri që se ka lejuar rritjen e çmimit të energjisë dhe ka nxjerrë paketën në mbështetje të familjeve në nevojë. Ja dolëm ne tërmetin, askush nuk e besoi por ja ku jemi në shtëpi më të forta dhe të bukura.

Siguri, asnjë qytetar nuk është lënë vetëm dhe mbrapa edhe në rrezik dhe në nevojë. Siguria për qytetarët deri te siguria ekonomike. Përkujdesja për çdo qytetar që ka nevojë. Mbi 500 mijë qytetarë u furnizuan me mbështetje përmes paketës.

Dua  tju them që ashtu si ja dolëm me tërmetin dhe pandeminë do ja dalim edhe me këtë krizë. E paska thënë Zoti që të ishte ky kryeministër që të përballonte këto kriza. Fatkeqësi që na bien krizat por shyqyr që kemi një kryeministër, qeveri që përgjigjet në sekondën e parë deri në orën e fundit të zgjedhjes së krizës”, tha Ahemtaj.

Zjarr Tv Ad