Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ditën e djeshme zhvilloi një vizitë ndërgjegjësuese në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve, me studentët për vaksinimin, ku foli për rëndësinë që ka ky proces. Mirërpo teksa po zhvillonte këtë vizitë, Kushi është takuar me një studente, e cila e kishte bërë dozën e parë Pfizer, jo me dëshirë, por e ndjerë e detyruar për ta bërë që të merrte pjesë në auditor.
Pjesë nga biseda:
Kushi: Paske bërë dozën e parë Pfizer, jam shumë e kënaqur.
Studentja: Fatkeqësisht po…
Kushi: Pse fatkeqësisht?
Studentja: Jo me dëshirë…
Kushi: Jooo, pikërisht kjo është arsyeja unë nuk dua që ju të ndjeheni të detyruar…
Studentja: Ashtu jemi ndjerë në fakt, por që e bëm.
Kushi: Po jo, po shiko vaksina të mbron ty, prindërit, familjarët. Ju do të jeni 100 veta në salla, vaksina ju mbron nga infeksioni. Prandaj dhe arsyeja që kam dalë sot është për t’ju ndërgjegjësuar. Ju jeni të rinj, që besoni në shkencë dhe jo në teoritë e konspiracionit.