Nga dje Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka një drejtuese të re, Elisa Berziu, e cila ka zëvendësuar në këtë post Rudina Degjoni, e cila më herët ka qenë Drejtoreshë e Përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave. Elisa Berziu, e cila ka mbajtur pozicionin e koordinatores së Platformës se Bashkëqeverisjes në Kryeministri, është drejtoresha e 10 e FSDKSH gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2015 u larguar Astrit Beci, i cili ishte emëruar në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, në vitin 2013.
Në vend të Astrit Becit u emëruar Milva Ekonomi, e cila vinte jashtë fushës së mjekësisë. Ekonomi u emëruar në qershor të vitit 2015 dhe u larguar në dhjetor të po atij vitit. Në 29 dhjetor të 2019, Këshilli Administrativ i FSDKSH, emëroi në krye të FSDKSH, Vjollca Brahon, eksperte kontabël, ndërsa ishte pjesë e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Zonja Braho qëndroi në detyrë deri në tetor të 2016.
Pas largimit të zonjës Braho, në vend të saj u emërua Erion Manohasa në datën 21 tetor 2016. Erion Manohasa u pezullua dhe më pas u shkarkuar nga detyra në prill të 2017, ndërsa u akuza për shpërdorim detyre. Më pas Manohasa u emëruar në krye të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave, pasi çështja e tij u pushua. Ai dha dorëheqjen pas 24 orësh nga ky post. Ndërsa në krye të FSDKSH vijonin lëvizjet. Në vend të Erion Manohasa u emëruar Alketa Hila, e cila qëndroi në detyrë deri në maj të 2017.
Në vend të saj u emërua Eduard Ahmeti, i cili u largua në shtator të 2018. Ahmeti më vonë u emëruar Drejtor i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Në vend të tij, në shtator 2018, u emërua drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FSDKSH) Anila Denaj. Zonja Denaj qëndroi vetëm disa muaj në këtë detyrë pasi janar të 2019 u emërua ministre e Financave dhe Ekonomisë. Në vend të Denajt u emërua Adela Xhemali, e cila më pas u zëvendësua nga Rudina Degjoni, e cila dha dorëheqjen dhe u zëvendësua me Elisa Berziu. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.