E PAZAKONTË / Policia i çon shkresë MARKETIT: Mbyllni biznesin se jeni brenda perimetrit të Samitit të BE, fikni dhe pajisjet me energji elektrike

0
728
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Masat e forta për mbarëvajtjen e samitit të Bashkimit Europian në Tiranë nuk do të prekin vetëm qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në Tiranë, por edhe shumë biznese që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë.

Një prej tyre është marketi i njohur “Big Market”, që sot ka marrë një letër njoftimi nga Policia e Shtetit, ku i kërkohet të mbyllë aktivitetin për dy ditët ë vijim. Jo vetëm kaq, por Policia i kërkon marketit në fjalë që gjatë kësaj periudhe, të stakojë edhe energjinë elektrike, pasi sipas shkresës, mund të bëhet shkak për ndonjë shkëndijë elektrike.

Megjithatë policia nuk jep asnjë sugjerim për punonjësit e marketit, por edhe bizneseve të tjera në këtë zonë, se si do të arrijnë të shpëtojnë frigoriferët e mbushur plot me produkte si mish, kos, e të tjera, që kanë nevojë 24 orë të qëndrojnë në frigoriferë.

“Në kuadër të masave që do të merren, kërkohet nga ana juaj si administrator i subjektit “Big Market”, duke filluar nga ora 12:00 të datës 05.12.2022 deri në përfundim të samitit në datë 07.12.2022 të orës 09:00 të mbyllni ambientin si për klientët ashtu edhe për stafin. Gjithashtu ju kërkojmë të mbyllni energjinë elektrike si dhe pajisje të tjera të panevojshme të cilat mund të bëhen shkak i ndonjë incidenti, pasi as ju si administrator nuk do të lejoheni të hyni brenda perimetrit të sigurisë”, thuhet në shkresën e Policisë.

Zjarr Tv Ad