E përplas makina në Kavajë, ndërron jetë 47-vjeçarja

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 47-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme në Kavajë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen me inicialet T.L., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad