“E priste, nuk lëvizi”/ Gazetari Hoxha zbërthen foton e vrasjes së biznesmenit Nikulaj: Ekzekutim tipik mafioz, e organizuar dhe…

0
302
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Poli Hoxha komentoi në Euronews Albania vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

Duka u ndalur te momenti final i ekzekutimit, Hoxha tha se viktima dukej sikur e priste pasi në momentin që atij i është drejtuar arma ai nuk ka lëvizur apo ta zërë paniku.

Gazetari e cilësoi vrasjen tipike mafioze, të ngjashme me atë të mafias italiane në New York në vitet ’80, ku kundërshtarët eliminonin njëri-tjetrin.

“Ai është një atentat shumë i ftohtë dhe shumë organizuar. Madje po të shikosh dhe ndjestë pastë viktimën përballë pistoletës është një moment shumë i tmerrshëm. Mua më kujton ato atentatet e mafias italiane, ndaj njëri tjetrit në vitet 80 në New York. Viktima është në një pozicion që nuk kam parë asnjëherë në karrierën time një veprim të tillë. Ai është duke parë atë me pistoletë dhe është i qetë, sikur e di dhe vetë që i erdhi momenti i fundit.

Ai ka qenë shumë i mbrojtur ka qenë një nag njerëzit që mund të arrihej me shumë vështirësi tek ai. Lëvizte me makina të blinduara, rrinte gjithmonë me njerëzit e vetë, perimetrat kanë qenë gjithmonë të kontrolluara. Dhe vetë e ka kuptuar, duket në foto nuk e ka kap as paniku, dukej sikur e priste”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad