E pushuan, kërkesa e mjekut: Jemi në kushte të rënda, kërkoj të punoj vullnetar

0
485
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E pushuan, kërkesa e mjekut: Jemi në kushte të rënda, kërkoj të punoj vullneta
Mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja që u pushua nga puna në QSUT kërkon që të punojë si vullnetar. Nisur nga kushtet e rënda të epidemisë dhe mungesa e mjekëve, ai thotë se dëshiron që të japë kontributin e tij.

“Vullnetar për t’i shërbyer vendit. Në kushtet e rënda të epidemisë së covid-19 që po kalon Shqipëria, nisur nga mungesat e theksuara në mjekë,  unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e urgjencës për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim.

Megjithëse Rama në prononcimin e tij më 14 janar e ka mbyllur këtë opsion, menaxherët e sistemit shëndetësor duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish e jo për tekat e një kryeministri të dalë duarsh” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad