Të gjithë e njohim Armaldo Kllogjerin si “Maestro”.
Tenori u bë i famshëm nga pjesmarrja në “Big brother Vip Albania”, ku arriti të fitojë zemrën e publikut me karakterin e tij.
Por pas mbarimit të këtij formati për Armaldon, një tenor me karrierë të gjatë në vendin tonë, si duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu si dhe ai priste.
Ai zbuloi se Teatri i Operas dhe Baletit e hoqi nga puna dhe se kishte nisur një proces gjyqësor me to, për të kundërshtuar vendimin.
Ekskluzivisht për ‘Kafe Shqeto’ ditën e sotme, Armaldo Kllogjeri u shpreh se kur kujton se çfarë kishte kaluar për të qenë deri atje, emocionohet sepse ka qenë një punë jashtëzakonisht e madhe dhe largimi ishte shumë i padrejtë.
“U kuptua që ishte një katapultim politik e padyshim që njerëzit që nuk kanë një karrierë të ngritur kulturore, mbështeten nga politika për të arritur qëllimet e tyre në sferën profesionale”-u shpreh maestro.
Armaldo Kllogjeri:
“Kam qenë i detyruar për të qenë pjesë e kësaj rryme muzikore, edhe pse unë e kam thënë që përpara se të nisja muzikën klasike kam kënduar muzikë popullore në gëzime e festa familjare.
Kur ti krijon një familje dhe do të rrisësh fëmijë do të gjesh të gjitha mënyrat për të bërë kryefamiljarin dhe për të mbajtur familjen.
Unë jam larguar nga TOB që nga dalja e shtëpisë së BBV, nga drejtoresha Abigeila Voshtina dhe gati prej një viti unë jam pa punë nga ky institucion.
Të them të drejtën kur kthej kokën pas dhe kujtoj se çfarë kam kaluar për të qenë deri atje, emocionohem me thënë të drejtën, sepse ka qenë një punë jashtëzakonisht e madhe.
Nga ana monetare e psikologjike dhe sakrificat që ka bërë familja për mua për të qenë unë solist i parë i atij teatri, sepse duhet të investosh shumë, por fatkeqësisht si çdo gjë që ndodh në Shqipëri, logjika vihet para emocioneve.
Nuk mund të kem një sulm politik lidhur me atë që unë kam shfaqur, politika i shtrin tentakulat shumë dhe siç është një fjalë ‘ti nuk e mer dot vesh se nga doli tymi’.
Zonja Voshtina kur erdhi përpara TOB dhe u prezantua si drejtoreshë nuk kishte asnjë kontribut as në teatër, as në aktivitetin kulturor në vend dhe ajo e zhvillonte aktivitetin e saj jashtë Shqipërie.
U kuptua që ishte një katapultim politik e padyshim që njerëzit që nuk kanë një karrierë të ngritur, kanë pjesën tjetër që mbështeten nga politika për të arritur qëllimet e tyre në sferën profesionale”./SYRI.NET