E qëlloi pasi humbi lojën! Me plagë në këmbë, del foto e Vali Corleone që u plagos nga partnerja 22-vjeçare

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është publikuar foto e Vali Corleone dy ditë pasi u qëllua me armë nga e dashura e tij Anita Syla. Në imazh, ku pozon së bashku me një person tjetër, shihet plaga në këmbën e tij të djathtë, shkaktuar nga plumbi me të cilin e qëlloi 22-vjeçarja.

Sipas Vali Corleone, ata ishin duke luajtur një lojë në banesën e tyre dhe nëse humbiste si dënim e dashura duhet ta qëllonte me armë.

“Jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vetë dhe që e kam si vajzën time. Më ka gjuajtur me pistoletë në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë, do ta hajë një plumb në këmbë. Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thashë vajzës më gjuaj tani! Ajo më tha, jo, babi, nuk mundem.

Unë i thashë më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk me gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkak që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kupto chika ime e vogël, jam babi yt, Kingi, më gjuaj shpejt. Dhe vajza, duke i ra lotët, më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorëve profesionalë me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja. Tani jam në shtëpi duke u shëruar. Kam dalë nga spitali i Gjilanit ose i Italisë të vogël”, u shpreh ai.

Anita Syla është lënë në paraburgim pasi gjykata e Gjilanit dha masën “burg 30 ditor” për 22-vjeçaren.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në prani edhe të disa personave të tjerë.

Zjarr Tv Ad