“E qëlluan në makinë”- Xhaxhai ka një mesazh të fortë për personin që i vrau nipin pas sherrit për faturën…

0
2831
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi që u vra me armë zjarri në një lokal nate në Prizren, ka zbuluar detaje nga ngjarje e rëndë. Në një intervistë për Klan Kosova, Besim Cengu zbulon se nipi i tij u qëllua në makinë nga mbrapa

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Makina ku ishte djali nuk ka pasur armë. Pasi janë zënë aty, ka pasur goditje nga pas, pasi është nisur makina. Nipi im ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur.


Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, – tha Cengu.

“Ndoshta, sepse ka pasur ngatërresë që brenda mesa mora vesh unë. Por unë i njoh të 3 dhe kam bindjen e plotë se këta nuk kishin lidhje me konsumim të një ushqimi dhe të mos paguajnë.

Ata kanë qenë çuna të sjellshëm. Fakti që në makinë nuk kanë pasur asnjë mjet luftarak, ata kanë qenë paqësore dhe kanë shkuar për të konsumuar diçka.

Djali ka qenë në Francë dhe u kthye tani”, – u shpreh xhaxhai. Ai i bëri apel drejtësisë që të veprojë në këtë rast dhe mos ketë indiferencë.

“Është mirë që drejtësia të merret dhe mos e nxitë vëllain me indiferencë. Organet në Kosovë dhe Shqipëri ta shqyrtojnë këtë rast.

Nëse do ketë indiferencë atëherë nuk duhet të ketë indiferencë nga krahu jonë”– tha ai  Për ngjarjen janë arrestuar 6 persona. Mes tyre si i dyshuar kryesor edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj.

Në lidhje me rastin, ku mbeti i palgosur dhe shoku i viktimës janë arrestuar 6 persona, ku i dyshuari kryesor mbetet Dibran Hoxha, pronar i lokalit, i njohur ndryshe si “Kobra”.

Sipas Prokurorisë së Kosovës, shkak për konfliktin është bërë pagesa e tavolinës me një vlerë rreth 400 euro.

Zjarr Tv Ad