E quajtën Ujk, por Kylie Jenner dhe Travis Scott ende s’kanë zgjedhur emrin që do i vendosin djalit të tyre 7 muajsh

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kylie Jenner dhe Travis Scott vendosën që ta quajnë djalin e tyre “Wolf”. Por çifti kanë treguar se ky nuk do jetë emri i tij dhe ende s’kanë vendosur si do ta quajnë.

Manjatja e bukurisë 25-vjeçare dhe mamaja e saj, Kris Jenner, u shfaqën në “The Late Late Show” dhe foli për misterin që rrethon emrin e djalit të saj 7 muajsh.

“Emri i tij është ende Wolf, në pasaportën e tij është Wolf, por ky nuk do të jetë emri i tij. Thjesht po presim dhe po mendojmë. Ne nuk do e quajmë Wolf”, tha milionerja 25-vjeçare në “The Late Late Show”.

Kur u pyet nga prezantuesi se çfarë emri kanë menduar, ajo u përgjigj: “Nuk jemi gati akoma që ta themi.”

Duket se Kylie është e vendosur për emrin që ka zgjedhur për djalin 7 muajsh por partneri i saj ende jo.

Më pas vazhdoi: “Epo, Travis… Atij i pëlqen ndonjëherë … një ditë ai të thotë, “Oooh, ky emër është disi i lezetshëm” dhe e ndryshon përsëri. Pra, ne thjesht nuk do ta ndryshojmë zyrtarisht atë deri në … ndoshta…”

Djali i Kylie dhe Scott lindi më 2 shkurt 2022, lajm që e njoftuan në Instagram. Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Stormi.

Zjarr Tv Ad