Ish-zëvendës ministri i Arsimit që qëndroi në këtë detyrë për vetëm dy javë, Taulant Muka, ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti atë “larvë politike”.
Dorëheqja e tij erdhi për arsye etike, morale, personale dhe për papajtueshmërinë që kishte ndaj modelit të punës në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Në një postim në rrjetin social facebook, Muka është shprehur se do të nxjerr disa të vërteta ku kërkon që kryeministri të publikojë diplomën.
“#nxirrdiplomen ju thashë, pse u nxehe kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyre ju bindem!”, shkruan ai.