E reja humbi jetën 1 orë pas lindjes, ja çfarë deklaron spitali

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 25 vjeçare, humbi jetën sot në Maternitetin e Elbasanit vetëm një orë pas lindjes, si pasojë e një ataku kardiak.

Lidhur mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë Spitali, ku në një deklaratë për mediat thuhet se e reja humbi jetën si pasojë e një komplikacioni, edhe pse mjekët i ofruan shërbimin maksimal.

Edhe pse ka një deklaratë të tillë, pritet që fjalën e fundit ta thotë ekspertiza mjeko-ligjore.

Edhe pse spitali nuk tregon orën e saktë të vdekjes së gruas së re.

“Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.

Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.

Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës”, thuhet në deklaratën e  spitalit.

 

Zjarr Tv Ad