E reja nga Elbasani denoncon fqinjin 41-vjeçar për ngacmim seksual

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi akuzohet për ngacmin seksual.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se ka qenë një 22-vjeçare e cila e ka denoncuar fqinjin e saj 41-vjeçar se e ka ngacmuar seksualisht në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin K. N., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi në këtë Komisariat, ka kallëzuar një shtetase 22 vjeçe, se shtetasi K. N. (fqinj), e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.” njofton Policia e Elbasanit.

Zjarr Tv Ad