E RËNDË!/ Aktivistja Kalaja bën publik mesazhin, punonjësja e Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit denoncon drejtoreshën: Na detyron të firmosim tenderat! Qentë vriten me acid dyshemesh

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Adriana Kalaja ka ndarë me qytetarët një denoncim shumë të fortë që i ka mbërritur me mesazh. Një punonjëse e Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i bën të ditur se brenda institucionit gjendja është shumë e rënduar. Ajo çka qytetarja bën të ditur është se qentë keqtrajtohen, lihen pa ngrënë, nuk vaksinohen, vriten me acid dyshemesh dhe shumë tortura të tjera. Ndër të tjera, në mesazh thuhet se çdo para që vjen nga tenderat që bëhen për të marrë medikamentet veterinare kalojnë në xhepin e Rudina Hoxhës, e cila detyron punonjësit që të firmosin tenderat.

Kalaja shkruan se Hoxha së bashku me Veliaj duhet të dalin para drejtësisë për krimet që kryejnë.

POSTIMI:

Kjo kriminele do shkojë para drejtësisë bashkë me tutorin e saj Erion Veliaj dhe gjithë bashkëpuntorët.
Mjafton të lexoni këtë mesazh dërguar nga një punonjëse e Spitalit të Vdekjes, do kuptoni sa e drejtë dhe legjitime është protesta jonë dhe beteja ligjore që do nisim. Personalisht e kam filluar disa herë ta lexoj këtë mesazh, por me 10 dhjetra herë e kam ndërprerë pasi, nuk mundesha dot ta çoja deri në fund.
Në këto kushte, pyes këtë vrasëse dhe bashkëpuntorët e saj:
1. Si mund të vihet dorè mbi këto qënie?
2. Si mund të abuzohet me fondet e tyre?
3. Si mund të ligen pa ngrënë kur edhe kriminelit më të rrezikshëm nuk i refuzohet ajo gjë.
Ka shumë Si? por ato përgjigje do i japë drejtësia.
Unë zotohem se efhe 1 javë jetë të jem, do ta shpenzoj pèr të çuar prapa hekurave këta bastardë vrasës.

 

Zjarr Tv Ad