E RENDË/ dha jetën duke shpëtuar të fejuarën, psikologu nga Shkodra

0
370
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I riu fatkeq që u mbyt sot në Velipojë, kishte punuar deri pak muaj më parë në qendrën komunitare të Dajçit si punonjës social.
29-vjeçari Ervid Palaj u mbyt sot në detin e Velipojës, në afërsi të lagunës së Vilunit.
Ai shpëtoi të fejuarën nga mbytja por vetë nuk ia doli të shpëtonte duke humbur jetën në mënyrë tragjike.I riu nga Dajçi ka parë se e fejuara e tij po rrezikonte të mbytej dhe menjëherë ka ndërhyrë duke shkuar për ta shpëtuar.
Teksa i jepte asaj ndihmë 29-vjeçari ka humbur jetën për veten e tij.
Sakaq, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur që t’i jepet ndihma e parë sepse Ervid Palaj kishte humbur jetën në vetëm pak kohë.

Zjarr Tv Ad