Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korfuz mëngjesin e sotëm. Një foshnjë vetëm katër muajshe ka humbur jetën pasi nëna e la të flinte me biberonin në gojë.
Duke dhënë detaje të tjera nga ngjarja, mediat greke raportojnë se pasi mori vesh se ç’i kishte ngjarë fëmijës, nëna ka tentuar që të kryejë vetëvrasje.
Raportohet se 30-vjeçarja tentoi që të hidhej nga ballkoni i dhomës së saj, por stafi i hotelit arriti që ta shpëtonte në momentin e fundit.
Gruaja britanike ndodhet tashmë në spital duke marrë ndihmë psikologjike pasi është në gjendje shoku nga humbja e fëmijës.
Nesër do të kryet edhe ekzaminimi mjeko-ligjor për të vendosur shkakun zyrtar të vdekjes të së voglit. Po ashtu do të vendoset nëse nëna ishte apo jo përgjegjëse për fatin e tij fatal.
Kujtojmë këtu se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 kur gruaja u zgjua dhe vuri re se fëmija nuk po lëvizte dhe as po reagonte ndaj fjalëve të saj.
Sipas informacioneve, 30-vjeçarja e vuri në gjumë fëmijën të enjten mbrëma duke i dhënë qumësht me biberon. Pasi i vogli mbaroi se u ushqyeri, ajo ia la shishen bosh në mënyrë që ai të vazhdonte të “gënjehej” derisa ta zinte gjumi.
Fëmija katër muajsh dhe nëna nga Britania ndodheshin me pushime në Faiakes, Greqi.