E rëndë, modelja e njohur ndërron jetë gjatë operacionit plastik në hundë

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku modelja e njohur Marina Lebedeva ka humbur jetën në një sallë operacioni, ku do të operonte hundën.

Mediat e huaja bëjnë me dije se modelja ka ndërruar jetë në sallën e operacionit. 31-vjeçarja kishte një rritje temperature dhe se trupi i saj po reagonte keq ndaj anestezisë.

Klinika private kishte thirrur një ambulancë sapo kuptuan se diçka nuk po shkonte, por ishte tepër vonë pasi modelja kishte ndërruar jetë.

Një video e regjistruar gjatë operaciont do të merret si dëshmi, në lidhje me ngjarjen, shkruan “akahinews”.

“Jemi të tronditur, kjo ndodh një herë në një milion operacione,” tha një mjek.

Drejtori i klinikës Alexander Efremov tha se pacienti kishte kaluar teste të shumta para operacionit të hundës, the se gjithçka tregonte si ishte në rregull pëër ndërhyrjen.

“Do të bëhet një ekzaminim mjekoligjor, por mund të them se ne e kemi kryer operacionin sipas të gjitha standardeve normale,” tha ai.

Zjarr Tv Ad