E rëndë në Borsh, mbytet një person në plazh

0
12

Një i moshuar është mbytur në plazhin e Borshit. Është ende e paqartë mosha dhe identiteti i viktimës. Vdekja është shkaktuar pasi ka pësuar infarkt teksa po lahej në det, ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës nga ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Njoftim paraprak

Në plazhin e Borshit, shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.