E rëndë në Durrës, turistja polake bie nga kati i gjashtë i hotelit, ndërron jetë në vend

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku një turiste polake ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar. Fatkeqësisht polakja, B.V 55 vjeç ka humbur jetën pas rënies. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Durrës/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad