E RËNDË në Fier/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me biçikletë, autori nuk i shpëton policisë (EMRI)

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Egzon Berisha, 29-vjeçari i cili përplasi për vdekje të miturin mbrëmjen e djeshme në aksin Hamil-Dërmënas është arrestuar nga policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se 15-vjeçari fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijjetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit në spitalin e Fierit.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, ku Egzon Berisha, përplasi me automjetin e tij shtetasin e mitur i cili po udhëtonte me biçikletë.

Berisha pas aksidentit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dukë lënë 15-vjeçarin aty.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Zjarr Tv Ad