E rëndë në Itali, përfshihet nga flakët një kamp emigrantësh, raportohen viktima

0
620
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një kamp refugjatësh në afërsi të qytezave San Severo e Rignano Garganica në provincën e Puglias, në Itali. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur natën e shkuar. Mësohet se nga ky aksident, janë djegur dhjetëra barake ku strehoheshin rreth 350 emigrantë e dy prej tyre kanë humbur jetën. Kanë qenë emigrantët e tjerë që kanë bërë të mundur identifikimin e trupave të karbonizuar të Mamadou Konate e Nouhou Doumbia 33 e 36 vjeç nga shteti i Malit.
Autoritetet italiane po hetojnë mbi këtë ngjarje e ende nuk dihet nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo. Era e fortë e natës së shkuar ka ndihmuar në përhapjen e shpejtë të flakëve në një sipërfaqe prej 5000 metra katrorë e duke e bërë të vështirë operacionin e shuarjes së tij nga ana e zjarrfikësve.
Zjarri ka provokuar dhe shpërthimin e mjaft bombolave gazi të pranishme në kapanonet e emigrantëve e që përdoreshin për t’u ngrohur e gatuar.
Dy ditë më parë policia italiane e Barit kishte nisur operacionin e shkatërrimit të këtij kampi për shkak të një hetimi të nisur një vit më parë nga Drejtoria Antimafia me dyshimin e infiltrimeve kriminale mes refugjatëve.
Shumica e emigrantëve që jetojnë në këtë kamp janë afrikanë e punojnë në sektorin e bujqësisë së këtij territori.
Mëngjesin e djeshëm rreth 200 emigrantë të kampit protestuan ndaj vendimit për shkatërrimin e tij përballë selisë së Prefekturës së Foxhias. Pak orë më vonë zjarri i fuqishëm, i natës së shkuar shkatërroi rreth 100 barakat e tij.

Zjarr Tv Ad