E rëndë në Përmet, kërcënon me thikë nusen e vëllait dhe e përplas me makinë

0
957
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një grua është kërcënuar me thikë dhe përplasur me makinë nga vëllai i të shoqit.

I dyshuari është Pandeli Nika, 31 vjeç, banues në fshatin Tabor të Përmetit.

38- vjeçarja Dh.Nika, me banim në Përmet, gjatë ditës së djeshme, ka bërë kallëzim se në fshatin Tabor, kunati i saj, Pandeli Nika ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ajo ka thënë para uniformave blu se vëllai i të shoqit e ka kërcënuar me thikë si dhe e ka përplasur me automjetin tip “Benz”, me targa AA577MG, i cili është në pronësi të të dyshuarit.

Për shkak të marrëdhënieve familjare mes të dëmtuarës dhe të dyshuarit, rrethanat e ngjarjes nuk bëhet me dije, ndërsa policia konfirmon për noa.al, se gjithçka ka ndodhur pas një debati me fjalë mes tyre. E dëmtuara thotë se nuk e ka parë kush ka qenë në drejtimin e makinës për shkak se përplasja i ka ardhur e papritur, por ngre akuza ndaj 31- vjeçarit, duke thënë se gjithçka ndodhi pas kërcënimit me thikë.

Pas denoncimit të së dëmtuarës, 31- vjeçari u vu në pranga, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin gruaja pretendon se është përplasur.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet i’u referuan Prokurorisë së Përmetit për ndjekje të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad