E RËNDË/ Përplasen dy automjete, plagosen pesë të rinjtë, nisen me URGJENCË në gjendje të rëndë drejt spitali

0
1264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Laç.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë të rinj, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ata menjëherë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Zjarr Tv Ad