E rëndë te “Komuna e Parisit”, Policia gjen të shtrirë në rrugë 30 vjeçarin, i dehur dhe me damar të prerë

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 30 vjeçar është dërguar me urgjencë mbrëmjen e sotme në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Shtetasi me incialet A.C ka qenë në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka prerë damarët.

I riu është konstatuar i plagosur rreth orës 21:15 në rrugën “Robert Shvarc”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thotë Policia e Tiranës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.04.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, është konstatuar i shtirë, shtetasi A. C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.

30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad