E rëndë, vritet gazetarja në Irlandë. Policia: Incident terrorist

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gazetare 29-vjeçare ka mbetur e vrarë të enjten në darkë gjatë trazirave në Irlandën e Veriut, shprehen kolegët, në atë që cilësohet si një ‘sulm terrorist’.

Gazetarja, është identifikuar nga miqtë e saj në Twitter si Lyra McKee, e cila punonte si redaktore në sitin e lajmeve ‘Mediagazer’ me qendër në Belfast.

Puna e saj  përfshinte ekzaminim e incidenteve të dhunës në Irlandën e Veriut, dhe ajo është përshkruar shpeshherë si një  yll në ngritje në gazetarinë investigative.

Ndërkohë policia po e trajton ngjarjen  si një sulm terrorist.

Shërbimet e policisë në Irlandën e Veriut konfirmuan se një grua mbeti e vrarë në Creggan, zonën e Derry, po ata nuk arritën ta identifikonin menjëherë viktimën.

“Më keqardhje mund të konfirmoj se gjatë të shtënave mbrëmjen e sotme në Creggan, një 29-vjeçare ka mbetur e vrarë. Po e trajtojmë ngjarjen si një incident terrorist dhe po nisim hetimet në lidhje me ngjarjen.  “ thanë burime zyrtare nga policia.

Zjarr Tv Ad