E tallnin keq në shkollë, vogëlushja jep këtë mesazh për ngacmuesit

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vajzë nëntëvjeçare ndryshoi komplet shkollat duke lëvizur nga një shkollë në një tjetër sepse ‘shëndeti mendor i saj ishte më i vlefshëm’, ka bërë një video për të inkurajuar të tjerët që të flasin për ngacmimet që pësojnë nga bashkëmoshatarët e tyre.

Evanna Pearson, nga Kingskerswell në Devon, tallej vazhdimisht nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë dhe u bë ‘tmerrësisht keq, përpara se të vendoste se nuk mundej më dhe të ndërronte edhe shkollën për këtë arsye.

Tani e lumtur në një shkollë të re, Evannah ka bërë një video për t’i kujtuar të tjerëve ‘të flasin gjithmonë dhe të mos kenë frikë të bëjnë lëvizje apo veprime që do ta bëjnë jetën tuaj më të mirë’.

Në pamjet e postuara në Facebook nga nëna e saj Kara, e cila ka marrë qindra pëlqime dhe komente, ajo përshkroi që kishte ëndrra të këqija dhe ndihej e ‘humbur’, për shkak të të rinjve që talleshin me të.

Por në shkollën e saj të rë vajza filloi të ndihej e dobishme dhe madje zbuloi nga miqtë e saj se kishte një karakter plot humor dhe tërgeqës për miqtë e saj të rinj.

 

Zjarr Tv Ad