E trishtë/ 23 vjeçari shurdh-memec në Berat, i zhdukur prej dy ditësh, familjarët dyshojnë se është mbytur në rezervuar

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një denoncim ka mbërritur sot në Komisariatin e Policisë Kuçovë për largimin nga banesa të një 23-vjeçari nga fshati Sqepur në bashkinë Dimal. Familjarët e 23-vjeçarit Llazar Palla, i larguar nga banesa pa lënë asnjë gjurmë 2-ditë më parë, kanë konfirmuar se ai është shurdh-memec dhe trajtohet me “kemp”. Familjarët e Pallës kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vëllait të tyre, i cili është parë për herë të fundit pranë rezervuarit të fshatit Sqepur.

Duke dyshuar se vëllai mund të ketë rënë në rezervuarin e fshatit dhe është mbytur, familjarët i kanë kërkuar policisë ndihmë për të ndërhyrë në zonë me polombarë por policia u ka konfirmuar se ndihma e polombarëve nuk mund të kërkohet vetëm me dyshime, duhet të ketë të paktën një dëshmitar që të konfirmojë se e ka parë pë herë të fundit në afërsi të rezervuarit të fshatit.

Pasi kanë lënë edhe një numër kontakti në rrjetet sociale për personat që mund ta kenë parë familjarin e tyre, një shtetas u ka telefonuar duke u thënë se gjatë protestës së djeshme në Tiranë ishte shoqëruar një i ri shurdh-memec. Pas kësaj telefonate, njëri nga vëllezërit e 23-vjeçarit të zhdukur ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës por ka parë që personi i shoqëruar nuk ishte vëllai i tij. Duke mos ditur më ku ta kërkojnë, familjarët e Llazar Pallës kërkojnë ndihmën e gjithkujt që mund të ketë dijeni apo ta ketë parë si dhe ndihmë për ndërhyrjen me polombarë në rezervuarin e fshatit,ku ata mendojnë se mund të ketë rënë dhe të jetë mbytur.

Komunikata e Policisë.

Në Komisariatin e Policisë Kuçovë ka bërë kallëzim shtetasi F.P., se është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi Ll.P., 34 vjeç, banues në fahatin Sqepur, Dimal. Po punohet për gjetjen e tij.

Zjarr Tv Ad