Bashkëshortja e aktorit të njohur Muharrem Hoxha, Jalldiz Hoxha, është ndarë nga jeta pas infektimit, në moshën 65-vjeçare.
Mësohet se 65-vjeçarja Hoxha, do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme. Ceremonia mortore dhe përcjellja e saj, do të bëhet në qytetin e Durrësit.
Muharrem Hoxha, është një nga aktorët më të njohur të humorit në Shqipëri, i është larguar ekranit prej disa vitesh.
Ndarja nga jeta e bashkëshortes në moshën 65-vjeçare, është një humbje e madhe për aktorin dhe familjen e tij, të cilët janë duke kaluar momente të vështira, për këtë humbje të parakohshme.
Që prej nisjes së pandemisë, aktori dhe bashkëshortja e tij janë shpërngulur drejt Pogradecit, për të qenë më të mbrojtur nga infektimi, është shprehur Hoxha gjatë një interviste televizive vitin e kaluar, por duket se shpërngulja nuk ka arritur ta mbrojë nga infektimi bashkëshorten e tij.