Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Analisti Ben Andoni u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Drejt’ se PD, ndryshe nga PS nuk i administron mirë shtesat e popullsisë në zgjedhje.
Ai tha se është shqetësues fakti që në PD ka vetëm një figurë që është Berisha dhe shtoi se nëse do të ndërtohet kulti i tij, PD nuk do të shkojë në fitore.
Andoni: Kam parë mënyrën se si socialistët kanë administruar zgjedhjet e fundit ku kanë pasur statistika për çdo shtresë popullsie. PD nuk e bën këtë gjë. PD nuk di të kanalizojë drejt shqetësimet për çështjet në protestë.
Është e trishtë që pas 32 vitesh Berisha ka këtë vokacion dhe në PD është shqetësuese që nuk shihet një figurë tjetër përpos tij. Nëse vazhdon për herë të dytë kulti i Berishës, nuk i çon drejt fitores.