Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme. Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, Sulejman Maliqati, ikona e portës shqiptare. Maliqati do të përcillet për në banesën e fundit të enjten e tetorit.
Mësohet se shkaku i vdekjes së legjendës shqiptare është një rrëzim që i solli dëmtime të renda. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi ti përballonte dëmtimet dhe nuk mbijetoi. Maliqati njihet nga të gjithë me pseudonimin “Macja e Zeze”, heroi i Lajpcigut, mbrojtësi i sigurt i portës së Partizanit dhe të kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964.
Në të kaluarën e tij është nderuar me titujt, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Kombit”, teksa ka qenë një futbollist dhe trajner shembullor.
“Panorama Sport” i shpreh ngushëllime familjes Maliqati për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë!