E trishtë/ Gjendet pa shenja jete 23- vjeçari shqiptar në hekurudhat e stacionit të trenit në Gjermani (FOTO)

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lajm i trishtë vjen nga Gjermania. Disa punonjës në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete pranë një hekurudhe dhe me plagë të marra nga një thikë. Ndërkohë është zbuluar se bëhet fjalë për ish-kampionin në boks për zonën e Norbayerit të Gjermanisë, boksierin shqiptar Liridon B. (23 vjeç), raporton “Bild”.

Ai ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.
“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”, deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.

Më 31 dhjetor Liridon B. ishte konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë, e lëndoi rëndë. Më pas Liridon B. iku, ndërsa Andreas M. shkoi në klinik.

Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë. Kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar.

Policia është duke kërkuar për informata për rastin dhe për të dyshuar. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që Liridon B. ta ketë goditur veten me thikë nën ndikim të drogës.

Zjarr Tv Ad