E Trishtë, Sali Berisha njofton lajmin e hidhur: Dielli perëndoj përgjithmonë për…

0
1681
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeminstri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetin e tij social facebook lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të poetit të shquar. Berisha në postimin e tij shkruan:

Dielli perëndoi përgjithmonë për poetin e shquar Hamit Alia!

Miq, muza e poezisë vajton dhe mbanë zi sot për Hamit Alinë njërin prej poetëve, por dhe këngëtarëve më të talentuar të poezisë tonë që mbylli sytë përgjithmonë.

Hamit Alia është autor i dhjetëra librave me poezi dhe studimesh të çmuara shkencore letrare por edhe historike si dhe qindra shkrimeve kryesisht në zhanrin e esesë, portretit letrar dhe reportazheve. Ai është skenarist i një seri filmash dokumentar dhe autor i teksteve plot frymëzim të qindra këngëve të bukura epike dhe lirike.

Për krijimtarinë e tij cilësore ai është lauruar me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Hamiti nuk është më midis nesh. Ai jeton dhe do mbetet i pavdekshëm në poezinë, këngën, filmat dokumentar, krijimtarinë e tij tejet të pasur në letrat, kulturën, filmin dhe këngën shqiptare.

Fisnikëria, urtësia, fryma njerëzore në komunikim e bënin atë më shpejt se të tjerët një mik të dashur për shumë nga ata që kanë patur fatin ta njohin nga afër të gëzojnë miqësinë e tij që do ta ruajnë dhe kujtojnë me krenari gjithmonë.

Duke shprehur vlerësimin dhe nderimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Hamit Alisë në letrat dhe kulturën tonë, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë dhe i madh i poetit të gjejë paqen e merituar. Amin! sb

Zjarr Tv Ad