Kush janë fituesit në Belsh dhe Cërrik
Luçiano Boçi
Sipas rezultateve, fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit, Blend Himçi, përmes një deklarate për mediat.
Blend Himçi
“Ka përfunduar procesi i “Primareve” për Bashkinë e Elbasanit. Kanë marrë pjesë 2183 votues, nga këto 2168 vota pro Luçiano Boçit, 7 kundra dhe 3 të pavlefshme.
Zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit do të jetë Luçiano Boçi”, është shprehur Himçi.
Gjithashtu burime për Gazetën Panorama bëjnë me dije se procesi i numërimit të votave të “Primareve” ka përfunduar edhe në qytetin e Belshit dhe të Cërrikut.
Sipas rezultateve, në Belesh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër, ndërsa në qytetin e Cërrikut fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela me 107 vota.