E vërteta e procedimit të Mimoza Ahmetit, FOTOT e Prokurorisë: Poetja po ndërtonte shtëpi dykatëshe në Petrelë

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dje Prokurorinë e Tiranës, duke zbuluar njëkohësisht se organi i akuzës kishte çuar në gjyq poeten e dashur Mimoza Ahmeti. Në përfundim, Gjykata ka vendosur dënimin e saj me 40 orë punë në shërbim të publikut.

Arsyeja, sipas asaj që citoi kryeministri Edi Rama, ishte sepse po rikonstruktonte shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti.

Mirëpo, këtë të mërkurë gazetari Arsen Rusta ka publikuar dokumentet e administruara nga Prokuroria e Tiranës dhe aty shihet qartë se nuk bëhet fjalë për rikonstruksion/riparim, por për ndërtimin nga e para të një shtëpie dykatëshe.

Dokumenti i Prokurorise se Tirane

Shtepia qe po ndertonte Mimoza Ahmeti, ne Petrele

Shtepia qe po ndertonte Mimoza Ahmeti, ne Petrele

Referuar dosjes, poetja Mimoza Ahmeti është pyetur në lidhje me lejen dhe është shprehur se punimet kishin nisur prej majit 2021 dhe aktualisht ajo ishte në procedurë për marrjen e lejes. Pas kësaj deklarate, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit.

Ky institucion ka kthyer këtë përgjigje: “Nga verifikimi i sistemit elektronik “e-lejet” konstatohet se nuk ka aplikim për leje ndërtimi, leje rindërtimi, rikonstruksioni dhe riparimi të ndërtesës të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore…”

Zjarr Tv Ad