Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila gjatë operacionit për goditjen e një grupi italo shqiptar që merrej me trafik droge në Romë.
Në pamjet e publikuara ajo shfaqet me pallto të zezë dhe një kapuç rozë në kokë ndërsa policia italiane ka mbuluar fytyrën e saj për shkak se çështja është ende në fazë hetimi.
Elsa Lila kishte rolin e financieres së grupit kriminal prej 13 personash, nga të cilët deri më tani janë arrestuar vetëm 9.
Operacioni u finalizua në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave italiane grupi ishte i përbërë nga persona me kombësi shqiptare dhe italiane me bazë në Acilia.
Grupi i kryente takimet në një lokal në këtë zonë ku ndante detyrat dhe të ardhurat që mblidheshin nga trafiku i drogës.