E vjedhin dhe më pas e mbushin me drogë/ Rrëzohet avioni ndërsa perpiqej të ulej

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një avion i vogël privat, i deklaruar i vjedhur në Meksikë, u përplas në xhunglën e Guatemalës ndërsa përpiqej të ulej në një pistë ilegale duke lënë pas dy viktima dhe një sasi të madhe dr*oge dhe ar*mësh.

Sipas një deklarate të ushtrisë së Guatemalës, avioni me dy motorë Hawker 800, u gjet i përplasur në një zonë malore pranë rajonit Alta Verapaz. Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërkohë që pranë tyre u gjet një sasi e konsiderueshme ko*kaine dhe ar*më.

Avioni u vodh nga aeroporti i Cuernavaca në jug të Mexico City të martën dhe pas disa orësh raportohet të jetë ulur në veriperëndim të Venezuelës, pranë kufirit me Kolumbinë.

Më pas ai u nis drejt Guatemalës ku u gjet dhe i përplasur nga ushtria e këtij vendi.

Vjedhin avionin dhe e mbushën me armë dhe drogë, përplaset në xhunglën e Guatemalës gjatë uljes

Zjarr Tv Ad