E vrau, Hamzai tregon fjalët e fundit të vëllait kur e qëlloi: Fëmijët, nëna dhe babai…

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë Tirana u trondit nga një vrasje e dyfishtë me armë. Biznesmeni Arsen (Hamza) Muskurti ekzekutoi vëllanë, Dritanin dhe kunatën pas sherrit për pronën.

Arratia zgjati pak orë dhe u prangos. Versionet për dëshminë janë disa. Por ai para grupit hetimor ka treguar debatin e fundit që i vendosi vulën duke e çuar drejt ngjarjes së rëndë.

“Ditën e ngjarjes mora një fletëthirrje nga gjykata ku thuhej se i vëllai dhe kunata kishin marrë urdhër mbrojte.

Në nerva e sipër mora pistoletën nga kasaforta dhe shkova tek agjencia e udhëtimeve. Sapo hyra në biznes nxora armën dhe iu drejtova Dritanit më fjalët “pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babanë.

Ai më është përgjigjur me fjalët “dua që ta bëj” tha autori. Ai nuk shfaqi asnjë pengesë për krimin e rëndë duke thënë se “e meritonin të vdisnin”.

Zjarr Tv Ad