E zbulon ish-Kryeministri Berisha: Ja kush është ‘koka’ që do presë Rama për të shpëtuar nga Incineratorët

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se në skandalin me publikimin databazës me të dhënat dhe punët e pagat të mbi 600 mijë qytetarëve, është i përfshirë Edi Rama si dhe ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt.

Në një intervistë në emisionin “Të paekspozuarit”, Berisha thotë se kompania e Ilir Beqajt siguron anën teknike të të dhënave të AKSH-it, nga ku dyshohet se ka dalë dhe kjo databazë.

“Këtij i kanë thënë ti nxjerrim se dhe kjo kriza e PD-së zvogëlohet. Kanë pasur interes këto gjëra, ta heqin aktakuzat nga Rama dhe Drejtoreshës së AKSHI-t. Ajo ka rritur me 15 herë prokurimet secrete. Rama doli me atë në krah. Rama kërkon të shpëtojë kokën e vetë nga inceneratorët dhe mundet të sakrifikoj Beqajn.

Më duket se kompania e tij siguron nga ana teknike, paprekshmërinë e të dhënave të AKSH-it. Ose Beqja ose baxhanaku i dashur i Edi Ramës. Baxhanaku i Ramës është famoz. Të paktën nja 50 tendera i ka të fituara. E kam denoncuar me dhjetra herë. Padiskutim dhe në parlament” – tha Berisha./Faxweb.al)

Zjarr Tv Ad