Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e cila ka denoncuar vazhdimisht aferën e inceneratorëve. Ajo thotë se dokumentet dhe faturat financiare për këtë çështje ia kanë dërguar në email.
Kryemadhi u shpreh se këto dokumente i janë dërguar nga një adresë e panjohur nga jashtë Shqipërisë.
Monika Kryemadhi në “Opinion”: Dhe çështjet e inceneratorëve, jo se ne jemi më të zotët, por fati ishte që bashkëpunimi ynë solli në atë pikë që ne patëm dokumente dhe faturat financiare.
Blendi Fevziu: Nga i gjetët ju faturat financiare?
Monika Kryemadhi: Për hir të së vërtetës mua më kanë ardhur me email, IP është jashtë Shqipërisë. Edhe është institucion zyrtar.
Lorenc Vangjeli: Institucion zyrtar?
Monika Kryemadhi: Informativ.
Blendi Fevziu: Çfarë ju erdhi me email?
Monika Kryemadhi: E gjithë dosja.
Blendi Fevziu: Ju hapët, bëtë një klik dhe gjetët dosjen? Një nga dosjet më korruptive?
Monika Kryemadhi: Po, siç më kanë ardhur dhe shumë materiale të tjera që ja u kam disponuar edhe partnerëve ndërkombëtar, edhe institucioneve të tjera.