E zë gjumi në timon, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 64-vjeçari

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Vorë, në rrugën Muçaj, ku shoferi sipas policisë dyshohet se për shkak të pagjumësisë apo të ndonjë problemi shëndetësor ka humbur kontrollin nga rruga dhe makina ka rënë në kanal.

Për pasojë shoferi i makinës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad