E zhdukur prej 6 ditësh, gjendet e mbytur në Seman 56-vjeçarja

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 56-vjeçare nga Zhupani i Fieri është gjetur e vdekur. E zhdukur që prej 5 dhjetorit, Liljana Tafa, është gjetur dje e mbytur rreth orës 19:00 në breg të detit në plazhin e Ndërnënasit. Dyshohet se gruaja e cila vuante prej kohësh nga depresioni akut është hedhur në lumin Seman.

Gruaja kishte dalë nga banesa mëngjesin e 5 dhjetorit për të hedhur mbeturinat dhe që prej atij mëngjesi nuk ishte bërë e gjallë. Personi i fundit që kishte takuar ishte një fqinje, ku kanë bërë edhe një bisedë të shkurtër mes tyre. Mësohet se fqinja i ka thënë bashkëshortit të Liljanës së atë ditë 56-vjeçarja dukej shumë e shqetësuar dhe se është nisur drejt Fierit.

Ajo nuk kishte marrë me vete as telefonin dhe familjarët janë alarmuar kur Liljana nuk është kthyer në banesë. Ata kishin bërë denoncim në polici, ndërsa mbrëmjen e djeshme u gjet e pajetë.

Zjarr Tv Ad