Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në qeverisjen e Edi Ramës marrëdheniet e Shqipërisë me Kosovën janë stopuar.
Komentet Berisha i bëri gjatë një interviste në Opinion, ku tha se gjatë qeverisjes së tij marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare ishin mjaft të mira, çka sipas tij ndikoi edhe në marrëveshjet e arritura.
Ai shtoi se Rama ka ecur gjithmonë me parimin që “t’i japim Kosovës diçka plus” dhe sipas tij kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar ta ndajë Kosovën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Mendoj se raportet e drejta midis Tiranës dhe Prishtinës kanë qenë një faktor shumë i rëndësishëm, në të gjitha marrëveshjet e arritura. Në atë periudhë Tirana zyrtare kishte një qëndrim: Asnjë interferencë me Serbinë. Erdhi Rama dhe marrëdhëniet me Kosovën stopuan. Edi Rama u angazhua në parimin që t’i japim diçka plus Serbisë, në një kohë që Kosova nuk i kishte asnjë borxh.
Ai u shndërrua në një armik të Kosovës, pasi kërkonte ta ndante Kosovën me Vuçiçin. Me këtë akuzë, synohet delegjitimimi i luftës së UÇK-së. Tani përsërisim akuzën e Millosheviçit. Kjo është e papranueshme, që një Gjykatë që ka një trup ndërkombëtar të marrë këtë rol. Askush nuk do që drejtësia të pengohet, por me të tilla akuza, bëhet e padrejta, jo drejtësia.”, u shpreh Berisha.