“Ecim përpara së bashku”, ambasadorja Kim takon stafin e KLP: Shpresojmë të bëni punën të pandikuar

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët i inkurajojnë të vijojnë punën e tyre pa ndikime të panevojshme.

Ambasadorja Kim, shkruan në një postim në rrjetet sociale pas takimit, se KLP duhet të japë rezultate konkrete për reformën në drejtësi, duke fituar kështu edhe besimin e publikut.

“U takova me Këshillin e Lartë të Prokurorëve për të përforcuar mbështetjen e fortë të SHBA ndaj misionit të tyre, që është forcimi i sistemit shqiptar të gjyqësorit përmes përzgjedhjes së prokurorëve që janë kompetentë dhe kanë integritet; vlerësimi i prokurorëve; dhe zbatimi i standardeve të larta.

Shpresojmë se KLP do ta bëjë punën në një mënyrë që të mos ketë ndikime të panevojshme, të fitojë besimin e publikut dhe të japë rezultate reale për reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku për të zbatuar reformat që shqiptarët meritojnë dhe që janë të nevojshme për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shprehet ambasadorja Kim.

Zjarr Tv Ad