27-vjeçari fiton 3 mijë e 500 euro në orë
Duket sikur çdo notë muzikore apo çdo fjalë e thurur në këngët e Ed Sheeran janë në sintoni perfekte. Ndoshta është pikërisht kjo arsyeja që solisti britanik ka arritur të bëjë për vete një publik të gjerë në mbarë botën duke u kthyer në këngëtarin më të pasur.
Ndonëse është vetëm 27 vjeç, Ed Sheeran ka arritur të mposhtë edhe Adele, që prej kohësh mbahej si një ndër këngëtaret më të preferuara dhe më të paguara.
Sipas llogarive të publikuara nga kompania e tij, Sheeran ka një qarkullim vjetor prej 41 milionë e 390 mijë euro me një fitim bruto prej pothuajse 31 milionë, që do të thotë 85 mijë euro në ditë dhe 3 mijë e 500 euro në orë.
Një rast suksesi i vërtetë ky i Ed Sheeran, duke ditur se dy vite më parë ai nuk kishte as shtëpi dhe muzika e tij dëgjohej vetëm nga kalimtarët në rrugët apo metrotë ku ai performonte.
Është kjo historia e një djaloshi që i merrej goja dhe e tallnin shokët, i cili u bë një prej artistëve më të dëgjuar e më të njohur që bota ka parë ndonjëherë.