‘Edhe ’97 nga Lushnja nisi…’, paralajmërimi i Artan Hoxhës për protestën në Divjakë

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Divjakës kanë protestuar sot kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Kombëtar të Karavastasë duke shkulur edhe kabinën që ndodhej në rrugë, ndërsa nuk munguan as përplasjet me policinë.

Banorët nuk duan që për të hyrë në Karavasta të paguhet një biletë ndaj kompanisë private që ka marrë menaxhimin. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari investigative Artan Hoxha duke ironizuar me çfarë po ndodh përmes komentit: Mos u çudisni, se dhe ’97 nga Lushnja filloi…!

Hoxha i referohet protestave pas falimentimit të kompanive rentiere në vitin 1997 ku përplasjet më të forta nisën në Lushnje dhe më pas u përhapën në të gjithë jugun.

Zjarr Tv Ad