Edhe Bashkia Berat kërkon lirimin e ambienteve të KZAZ

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj i ka dërguar një letër KZAZ-së në këtë qytet që të lirohen ambientet e zëna prej saj në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”,në të kundërt, bashkia do të ndërhyjë për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Gjithashtu bashkia Berat i ka kërkuar KZAZ-së edhe heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve pranë këtij Komisioni Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj ka pohuar se janë ditët e fundit të afishimit të listave të zgjedhësve në të gjitha QV-të në Berat sepse listat do të hiqen

Menjëherë pas dërgimit të shkresës zyrtare të bashkisë në KZAZ Nr.64 në Berat kjo KZAZ po ruhet tashmë me forca policie, të cilët nuk lejojnë të afrohet e të hyjë askush brenda ambienteve të kësaj KZAZ-je,përveç anëtarëve të saj.

 

Zjarr Tv Ad