Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë në lidhje me shërbimet online, ku tha se do të bëhet online edhe blerja e biletave për transportin.
Ai tha se kjo do të ndodhë së shpejti dhe se bileta letër s’do jetë më në treg.
“Qytetarët po ashtu derë më derë të bankave jo ke radhën ti jo unë, sikur është radha e qumështit spo sportelet e deri djeshme që ishin një turp. Ndërkohë sot qytetarët kanë një lehtësi në e-albania, është normale të ankohen për bankat. Nuk ka pse një qytetar që ka një kartë krediti të niset për tek dera e bankës për të paguar për një shërbim publik.
Siç bën tek e-albania mund të kryejë edhe pagesën. Më në fund shumë shpejt do të hyjmë në një fazë tjetër me transportin publik ku nuk do të ketë bileta letër dhe e gjitha do të bëhet online, siç bën çdo qytetar rreth nesh për biletat ndërqytetase dhe urbanët”tha Rama.