Edhe djali i presidentit Donald Trump ka rezultuar pozitiv me Corona*virus

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Barron Trump, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë i infektuar me korona*virus, bëri të ditur nëna e tij – Zonja e Parë – Melania Trump.

Lajmi vjen më pak se dy javë, pasi presidenti dhe gruaja e tij, kanë konfirmuar se kanë vir*usin.
Në një deklaratë në Twitter, zonja Trump tha se Barron, ka dalë pozitiv pas testimit të përsëritur.

“Për fat të mirë, ai është një adoleshent i fortë dhe nuk ka shfaqur asnjë simptomë”, tha Trump, për të shtuar se Barron tani është negativ.

Zonja e Parë, ndau në Twitter përvojën e saj me korona*virus, ku tha se ka qenë me fat pasi ka pasur “simptoma minimale”.

“Shërimi nga një sëmundje, ju jep shumë kohë për të reflektuar”, tha Melania Trump, duke iu bërë thirrje njerëzve që “të vazhdojnë të jetojnë jetën më të shëndetshme të mundshme”.

Ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, ka konfirmuar ditë më parë se edhe presidenti Trump, është shëruar nga korona*virusi.

Zjarr Tv Ad